NJOFTIM
1. Te gjithe kandidatet e
regjistruar për provimin e
Kontabilist të Miratuar, mund te
gjejne listen zyrtare te kandidateve
ketu.
2. Pagesa
do te behet ne:
Banken
Kombetare Tregtare Emertimi:
AC-Provimet IEKA Nr. i llogarise:
402034661 IBAN: AL73
2051 1021 0346 61CL OTCL ALLC
Pershkrimi:
Tarife regjistrimi provimi i pare
KM/EKR Shuma: 10.000
leke.
3. Diten e provimit duhet te
jeni te pajisur me nje dokument identifikimi
(karte identiteti ose pasaporte) si dhe me
dokumentin per kryerjen e pageses.
4.
Provimet do te zhvillohen me dt.
28.04.2012 ne Fakultetin
e Shkencave te Natyres.
_________________________
Me inisiativën e një grupi profesionistësh, ekspertësh dhe specialistësh
të licensuar si “Kontabël i Miratuar”, më datë 17.03.2000, u krijua shoqata
“Lidhja Profesionale Kontabël i Miratuar” (LPKM) me seli në Tiranë e me degët e
saj nëpër rrethe.
Për të reflektuar zhvillimet e reja aktuale në fushën e profesionit të pavarur të kontabilistit,
për të rritur më tej rolin e tij ne koherencë dhe me rekomandimet e IFAC per rregullimin e
profesionit të pavarur të kontabilistit, asamblea e shoqatës miratoi në muajin Qershor të
vitit 2006 ndryshimin e statutit dhe të emrit të saj duke u quajtur “Instituti i Kontabilistëve
të Miratuar”(IKM).
IKM është një organizatë profesionale homogjene, joqeveritare, jo fitimprurëse, jo fetare
e jo politike.
Shoqata u krijua si domosdoshmëri për përballimin më të suksesshëm të sfidave që qëndrojnë
përpara shoqërisë sonë. Shoqata me një vizion bashkëkohor progresist do të sjellë konsolidimin
e mëtejshëm të profesionit Kontabël i Miratuar në Shqipëri. |