Me inisiativën e një grupi profesionistësh, ekspertësh dhe specialistësh
të licensuar si “Kontabël i Miratuar”, më datë 17.03.2000, u krijua shoqata
“Lidhja Profesionale Kontabël i Miratuar” ( LPKM )me seli në Tiranë e me degët e
saj nëpër rrethe.
Për të reflektuar zhvillimet e reja aktuale në fushën e profesionit të pavarur të kontabilistit,
për të rritur më tej rolin e tij ne koherencë dhe me rekomandimet e IFAC per rregullimin e
profesionit të pavarur të kontabilistit, asamblea e shoqatës miratoi në muajin Qershor të
vitit 2006 ndryshimin e statutit dhe të emrit të saj duke u quajtur “Instituti i Kontabilistëve
të Miratuar”( IKM ).
IKM është një organizatë profesionale homogjene, joqeveritare, jo fitimprurëse, jo fetare
e jo politike.
Shoqata u krijua si domosdoshmëri për përballimin më të suksesshëm të sfidave që qëndrojnë
përpara shoqërisë sonë. Shoqata me një vizion bashkëkohor progresist do të sjellë konsolidimin
e mëtejshëm të profesionit Kontabël i Miratuar në Shqipëri. |